Bitcoin vlen 72 mijë dollarë, rekord historik për monedhën digjitale

11 Mars 2024 | 20:05

Kriptomonedha Bitcoin po këmbehet 72 mijë dollarë këtë fillim jave. Kjo është vlera më e lartë historike për këtë monedhë digjitale, e cila zë 52% të tregut të kriptove.

Çmimi i monedhës virtuale Bitcoin, arriti një nivel të ri historik  72 mijë dollarë këtë fillim javë, pasi u rrit mbi 3.5% në 24 orët e fundit dhe afro 11% në 7 ditët e fundit.

Kriptomonedha e parë në botë, ka arritur këtë nivel rekord, pas atij të muajit nëntor 2021, kur në datën 10 u këmbye për 69 mijë dollarë.

Kriptovaluta është rritur nga një vërshim i parave në fondet e reja të tregtuara në shkëmbim Bitcoin, si dhe nga shpresat që Rezerva Federale së shpejti do të ulë normat e interesit.

Ndërkohë, edhe Ethereum, konkurrenti në radhë i Bitcoinit, ka parë gjithashtu një rritje të vlerës, me rreth 15% brenda një jave. Kjo kriptomonedhë këmbëhet 4000 dollarë dhe brenda këtij viti ka pësuar rritje domethënëse në bursë me mbi 50%.

Sipas CoinMarketCap, tregu i kriptomonedhave ka arritur vlerën e 2.71 trilionë dollarëve, aty ky Bitcoin zë 52.4% të vëllimit të përgjithshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026