Bjellorusia miraton dënimin me vdekje për të dënuarit për tradhti të lartë
Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka nënshkruar ligjin që lejon dënimin me vdekje kundër zyrtarëve dhe ushtarakëve të dënuar për tradhti të lartë, tha zyra e tij.
Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, është shteti i vetëm në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ky dënim aplikohet vetëm për krime si vrasjet apo aktet e terrorizmit.
Ekzekutimet kryhen me një goditje të vetme me plumb pas koke.
Ligji i ri është pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal që synon të forcojë luftën e Bjellorusisë kundër “krimeve të ekstremistëve [terroristëve] dhe orientimit kundër shtetit”.
Sipas ndryshimeve të miratuara nga Lukashenko, kushdo që gjendet fajtor për “diskreditimin” e forcave ushtarake bjelloruse do të përballen me burgim. Rusia ka miratuar ligj të ngjashëm pas nisjes së pushtimit të Ukrainës një vit më parë.
Bjellorusia nuk ka dërguar trupa në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e saj për të nisur luftën në shkurt të vitit 2022 dhe që atëherë ka lejuar avionët rusë dhe dronët që të përdorin hapësirën e saj ajrore për të sulmuar Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit