BKT Smart Invest, miratohet nga AMF aplikacioni për investime ndërkombëtare
Aplikacioni ‘Smart Invest’ është tashmë në duart e klientëve të Bankës Kombëtare Tregtare nëpërmjet Degës Internet dhe BKT Smart. Kjo platformë, e miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, u lejon klientëve të investojnë në një gamë të gjerë produktesh financiare nga e gjithë bota. Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtar i Bordit të BKT, z. Seyhan Pencablıgil, e konsideron revolucion në Tregun e Financave Shqiptare.
“Ky është një revolucion për qytetarët shqiptarë, sepse ashtu si udhëtimi pa viza në Shengen, tashmë edhe investimi nuk ka më kufij. Deri më tani, alternativat e investimeve ishin mjaft të kufizuara për Shqipërinë; depozitat me afat ose obligacionet qeveritare. Tashmë ka mijëra alternativa të sigurta të investimeve pa kufij”, thotë z. Seyhan Pencablıgil.
Drejtori Ekzekutiv i AMF, Ervin Mete vlerësoi platformën, duke deklaruar se AMF është angazhuar në përafrimin e kuadrit ligjor e rregullator me legjislacionin e BE-së.
“Ligjet e reja kanë rritur standardet dhe kërkesat për transparencë dhe përshtatshmëri, si elementë thelbësorë të nxitjes së besimit dhe pjesëmarrjes së investitorëve në tregjet e kapitalit. Kjo është platforma e parë e shërbimeve të investimeve online, që i jep akses të drejtpërdrejtë investitorëve shqiptarë”, shprehet z. Mete.
BKT Smart Invest lejon klientët e bankës që të kryejnë veprime në rreth 25 mijë instrumente financiare dhe të investojnë në aksionet e kompanive më të mëdha ndërkombëtare nga telefoni ose kompjuteri.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng