Bled Jackal: Tirana zyrtare nuk mbështet sa duhet Mitrovicën e Veriut
Akvitisti dhe artisti, Bled Jackal është iniciatori i një proteste me sloganin “Mitrovica është Shqipëri”, që do të zhvillohet ditën e nesërme para ambasadës serbe në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Jackal u shpreh se Tirana zyrtare nuk ka mbështetur sa duhet dhe nuk ka pasur reagim për Mitrovicën e Veriut.
“Ka të bëjë më shumë me çështjen kombëtare. Në përgjithësi, marrëveshjet në historinë e Shqipërisë janë bërë në dëm të Shqipërisë. Nuk jemi kundër marrëveshjeve, por duhet ngritur zëri edhe nga Tirana. Unë e kam thënë shumë pjesën e territoreve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ne na shohim si mbështetje shumë të madhe.
Si fillim ishte diçka vetjake, më pas pashë reagimin dhe po më mbështesnin. Në radhë të parë Evropës, Evropa ka rol kryesor. Mbështetjen më të madhe, serbët e kanë nga Beogradi, jo nga Mitrovica e Veriut. Nga Tirana nuk ka shumë mbështetje apo reagim të fortë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë