Blegtorët e Jugut në protestë, kërkojnë çmim tavan për qumështin dhe subvencione
Blegtorët e Jugut kanë protestuar sërish këtë të premte në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, ndërsa në disa moment kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë.
Blegtorët i janë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për plotësimin e disa kërkesave ndër të cilat vendosja e çmimit tavan të qumështit, dyfishimi i subvencioneve, transparencë në ndarjen e kullotave dhe ndërtimi i veprave ujore në shërbim të blegtorisë.
Pjesëmarrësit në protestë i kanë cilësuar të panegociueshme këto kërkesa duke apeluar për plotësimin e tyre në të kundërt protestat e blegtorëve do të përshkallëzohen.
“I bëjë thirrje ministres së Bujqësisë, zonjës Anila Denaj të vijë të na takojë dhe ne kemi katër pika që i drejtohemi asaj. Pika e parë është çmimi tavan I qumështit, pikë e dytë janë subvencionet dyfishimi i tyre, pikë e tretë janë kullotat dhe pikë e katërt veprat ujore plus dhe ilaçet dhe të gjitha ato, ne pa këto katër pika nuk tërhiqemi dhe do të na ketë prapë në rrugë dhe më shumë nga kaq dhe më të bashkuar”, thotë një blegtor.
Blegtorët e zonave të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Sarandës dhe Delvinës protestuan edhe përpara disa ditësh, ndërsa i cilësojnë të ripërsëritura në vite kërkesat e tyre. Blegtoria është një ndër sektorët me traditë dhe jetik për ekonominë lokale në Jug të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Krifca: Të gjithë blegtorët aplikantë përfshihen në mbështetjen e Skemës Kombëtare
- 30 mln euro për fermerët| Nisin aplikimet, përfitojnë edhe blegtorët e peshkatarët
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë