Blendi Çeka: LSI dhe partitë e vogla tregojnë domosdoshmërinë e pushtetit për të mbijetuar
Kur janë numëruar rreth treçereku i kutive të votimit , LSI-ja ka marrë 6.84% të votave që të përkthyera në mandate janë 6 të tillë.
Rezultate këto më të ulëta në krahasim me vitet e kaluara, por sipas specialistit të zgjedhjeve, Blendi Çeka, LSI-ja është provë eksperimentale se çfarë ndodh kur je në pushtet, dy herë në pushtet, dhe kur nuk je fare në pushtet.
‘’LSI u kthye në peshën që ka pasur në vitin 2009, 2011. Faktori pushtet është përcaktues për suksesin e partive dhe s’ka të bëjë vetëm me të voglat, por edhe me të mëdhajat. Sa janë në pushtet zgjerohen, përformojnë më mirë, në bazë të votave që marrin shantazhojnë partitë e mëdha, por edhe këto kanë përfituar nga partitë e vogla.”, u shpreh Çeka.
Sipas tij, pushteti është një konstante që ka shoqëruar të paktën 15 vitet e fundit dinamikën dhe konkurrimin politik. Z.Çeka theksoi se LSI është shembulli që tregon domosdoshmërinë e pushtetit për të mbijetuar, tregon që partitë e vogla dhe të reja, kanë vështirësi për të mbijetuar.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta