Blendi Çeka: Sondazhet pas zgjedhjeve janë më realiste, sepse qytetarët janë më të relaksuar
Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Blendi Çeka, thotë se sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve janë më realiste për vetë faktin se qytetarët janë më të çliruar për të bërë vlerësimin e tyre.
“Dua të bëj një lloj diferencimi. Ndryshe është kur qytetarët pyeten gjatë fushatës për arsye se mënyra se si ne mendojmë është një gjendje tjetër dhe është ndryshe kur nuk ka ngjarje dhe kur ne nuk thirremi në veprim. Unë kam përshtypjen se sondazhet pas zgjedhjeve janë një lloj vlerësimi dhe janë shumë objektive”, tha Çeka.
Duke analizuar gjetjet e sondazhit paszgjedhor të Euronews Albania dhe kompanisë MRB, z.Çeka thotë se vlerësimi i mirë i situatës pas zgjedhjeve tregon faktin se qytetarët kanë pritshmëri të larta nga partia fituese.
“Ka një lloj diference se si përgjigjemi jashtë dhe pas zgjedhjeve. Janë [qytetarët] më objektivë, janë jashtë llogoreve, janë më objektivë, më realistë. Ka pritshmëri të lartë, ka një lloj pritshmërie dhe kjo është natyrë e shoqërisë, që kur mbaron një garë ta shikojnë situatën më pozitive. Ky lloj optimizmi është mesazh mirë”, tha ai.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin