Blendi Çeka thotë se një pjesë e votuesve socialistë s’e kanë kuptuar mesazhin politik të Ramës për zgjedhjet
Duke analizuar rezultatet e sondazhit të tretë të MRB-së në Euronews Albania, eksperti i zgjedhjeve Blendi Çeka shprehu mendimin se votuesit socialistë nuk e kanë kapur mesazhin kryesor të Partisë Socialiste.
Në sondazh rezultoi se 67% e votuesve besojnë se PS do të marrë mbi 71 mandate në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa 15.5% janë shprehur se nuk do t’i fitojë dot 71 mandate, 5.8% që do të dalë parti e parë, por s’do mund të formojë dot qeverinë, dhe 10.9% janë përgjigjur se “nuk e dinë”.
“Kjo [rezultati i sondazhit] tregon se jo të gjithë votuesit socialistë besojnë se PS-ja do të fitojë 71 mandate këto zgjedhje,” – tha Çeka teksa kujtoi se vetëm PS ka deklaruar si objektiv sigurimin e shumicës parlamentare në zgjedhje.
“Ose nuk ka kaluar mirë mesazhi se ky është objektivi në këto zgjedhje, ose këta realisht nuk kanë besim, këta jo se dyshojnë se PS nuk do të dalë e para, por pjesa 15.5%, 5.8% dhe 10.9% që thonë ‘nuk e di’, këta nuk e kanë marrë mesazhin politik të PS-së, që është i qartë ‘hyjmë në zgjedhje për të marrë 71 mandate’,” – u shpreh Çeka.
Eksperti i zgjedhjeve më tej u ndal të analizonte edhe deklaratën e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili tregoi paraprakisht me numra objektivat për këto zgjedhje. Objektivi me numra minimal e maksimal edhe për qarqet, sipas Çekës “ishte inteligjent” pasi ka “karakter mobilizues”.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit