Blendi Klosi: Pse Partia Socialiste meriton të fitojë zgjedhjet
Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kjo forcë politike do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi tregoi disa nga arsyet, se përse PS-ja do të dalë fituese.
Sipas tij, Partia Demokratike flet për hallin e vet, atë të logos, ndryshe nga Partia Socialiste, e cila punon për interesin e qytetarëve.
“Vjen edhe nga sondazhet, edhe nga patronazhistët, edhe nga punët që kemi bërë, edhe nga përballja e një viti më parë, ku Partia Socialiste mori mandatin e saj të tretë. Vjen nga kontaktet e përditshme që kemi me qytetarët. Ne fitojmë se diskutojmë me qytetarët, dialogojmë me ta, matim tempin e qytetarëve.
Shikoni forcat politike, me atë që ne konkurrojmë. Ne flasim me qytetarët, për hallet e tyre, Partia Demokratike flet vetëm për hallin e vet. Arsyeja e vërtetë pse ne fitojmë, është se jemi një forcë që punon për interesat e qytetarëve’, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij