Bletërritësit përballen me probleme/ Mungon laborator për certifikimin e mjaltit

11 Shkurt 2024 | 17:34

Bletërritësit në vend thonë se ligji i ri nuk ka zgjidhur problemet në sektor. Ata thonë se tregu vuan nga konkurrenca e pandershme, ndërkohë që mungon edhe një laborator për certifikimin e mjaltit.

Ligji për bletarinë nuk ka funksionuar siç duhet dhe nuk u ka ardhur në ndihmë konkrete bletërritësve.

Sipas tyre, ky sektor përballet me një sërë problematikash, si konkurrenca e pandershme në treg nga mjalti industrial si edhe mungesa e një laboratori për certifikimin e mjaltit gjë që pengon në eksportimin në vendet e BE-së.

“Ne menduam se ky ligj do na sillte ndryshime, po ky ligj nuk ka bërë gjë, do ndërtohej një laborator por nuk është bërë gjë. Mjalti ka veçori të ndryshme, se mjalti vlerësohet nga përbërësit që ka. Bletaria prodhon qumështin e bletës, propolisin që janë shumë të dobishme”-tha Ferdinand Muskaj, bletërritës në Fier.

“ E kam filluar me pak koshere bletë , sot kam të regjistruara ne Drejtorinë e Bujqësisë Fier 500 koshere bletë një pjesë e të cilave janë të vendosura ne parkun e Apolonisë një pjesë në fshatin Kreshpan pjesa tjetër në Dhërmi. Ne kemi zgjedhur vende të përshtatshme larg ndotjes”-shtoi ai.

Një problem tjetër, me të cilin përballet ky bletërritës është dhe vlera e ulët e subvencioneve.

“Subvencionimi që jepet nga qeveria shqiptare 1 mijë lekëve të reja është një shumë e vogël, duke parë shtetet si Greqia dhe shtetin e ri të Kosovës, e ka tre herë më shumë se ne”-tha ai.

Për Muskaj, i cili ka të matrikulluara në drejtorinë e bujqësisë , 500 koshere, tha se ky vit ka pasur prodhimtari të mbarë, pasi bletët janë vendosur në vende me kullota cilësore, por problem mbetet gjetja e tregut.

“Edhe mjalti që prodhojmë nuk ka tregun e duhur jo se ka mjaltë me bollëk por në treg futet nga vende te ndryshme që nga Kina e largët mjalti industrial, në qofte se do kishte natyral nevojat e botës nuk mbulohen”-shtoi ai.

Ndërkohë shqetësim madhor për bletërritësin fierak mbeten edhe preparatet jocilësore për luftimin e sëmundjeve në bletë dhe çmimet e larta të tyre.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026