“BDI-së i intereson përcarja e Aleancës”, Selimi: Ja pse është favorite në sondazhe

11 Shkurt 2024 | 13:56

Gazetari Sefer Selimi ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

Duke komentuar përçarjen e Aleancës për Shqiptarët, Selimi tha se kjo situatë i intereson më së shumti BDI-së pasi ajo ka më tepër gjasa të  dalë e fituar nga gjithë këto lëvizje.

“Natyrisht që BDI-në kjo situatë e ndihmon më shumë, sepse nuk do të jenë dy kampe por do të jenë 3. Natyrisht që në aspektin strukturor BDI-ja është shumë më shumë e organizuar dhe për fatin tonë të keq ekziston një klientelizëm i madh partiak i votuesit ndaj partisë.

BDI mban thuajse të gjitha institucionet shtetërore, ndaj kjo do i vlejë shumë më shumë për të kapitalizuar këtë moment në fushatë. Edhe anketat paraprake tashmë e vendosin në një pozicion shumë më të favorshëm dhe shumë më të fuqishëm. Nuk besoj se do të ketë një sfidë serioze ndaj BDI-së me kalimin e zotit Taravari”,-tha Selimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026