Blinken mbërrin në Izrael për bisedimet e armëpushimit në Gaza

18 Gusht 2024 | 20:12

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Izrael në përpjekjen e tij të fundit për të nxitur një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.

Udhëtimi i tij i nëntë në rajon që nga fillimi i luftës në tetor vjen disa ditë pasi SHBA paraqiti një propozim të modifikuar që synon të kapërcejë boshllëqet e kahershme midis dy palëve.

SHBA dhe Izraeli kanë shprehur optimizëm për një marrëveshje që nga rifillimi i bisedimeve në Doha javën e kaluar, por Hamasi thotë se sugjerimet për përparim janë një “iluzion”.

Dallimet thuhet se përfshijnë nëse trupat izraelite do t’u kërkohet të tërhiqen plotësisht nga Rripi i Gazës, siç këmbëngul Hamasi.

Një burim i Hamasit ka thënë për mediat saudite se propozimet përfshijnë mbajtjen e një pranie të reduktuar të IDF përgjatë Korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin.

Nga ana tjetër burime izraelite i kanë thënë Times of Israel se procedurat e tjera përgjatë kufirit mund të kompensojnë një tërheqje izraelite nga zona në fazën e parë të marrëveshjes.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.

Nga ajo kohë më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në Gaza, kryesisht viktimat kanë qenë civilë, gra dhe fëmijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026