Blinken-ministrit izraelit: Përshkallëzimi nuk është në interesin e asnjë partie

10 Gusht 2024 | 16:22

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i tha ministrit izraelit të mbrojtjes, Yoav Gallant të premten se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme nuk është në “interesin e asnjë pale”.

Blinken kërkoi një marrëveshje “urgjente” të armëpushimit të Rripit të Gazës, sipas Departamentit të Shtetit.

“Sekretari riafirmoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit dhe diskutoi se si përshkallëzimi nuk është në interes të asnjë partie,” tha zëdhënësi Matthew Miller në një deklaratë.

Sipas deklaratws, sekretari përsëriti nevojën urgjente për të arritur një armëpushim në Gaza që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe do të krijonte kushtet për stabilitet më të gjerë rajonal.

“Theksoj rëndësinë e arritjes së një rezolute diplomatike që lejon familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre”, shtoi Blinken.

Në një telefonatë të veçantë me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi, Blinken diskutoi përpjekjet për të “qetësuar tensionet në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha Miller.

Të enjten, ndërmjetësuesit e Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së i kërkuan Izraelit dhe grupit të rezistencës palestineze, Hamas, të rifillojnë bisedimet në Doha ose Kajro javën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026