Blinken: SHBA-ja e shqetësuar për afrimin e Kinës me Rusinë

9 Korrik 2022 | 16:28

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, në Bali të Indonezisë në kuadër të mbledhjes së kryediplomatëve të vendeve të G20-ës.

Gjatë takimit, Blinken i shprehu ministrit Yi, shqetësimin për afrimin e Kinës me Rusinë teksa ndodh lufta në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Unë ndava përsëri me Këshilltarin e Shtetit shqetësimin për afrimin e Republikës Popullore të Kinës me Rusinë”, u shpreh Blinken.

Sipas Blinken, Kina nuk po tregohet neutrale pasi ka mbështetur Rusinë në Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar për pasoja, përfshirë sanksionet, nëse Kina ofron mbështetje për luftën që Moska po zhvillon në Ukrainë, të cilën ajo e quan një “operacion special ushtarak”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026