Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi-Kore e Veriut

9 Nëntor 2023 | 08:35

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të enjten se ai dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, ndajnë shqetësim të thellë për rritjen e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Blinken dhe Park kanë thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunim drejt zbatimit të një strategjie të zgjeruar parandaluese, me qëllim të luftimit të kërcënimeve prej Koresë së Veriut, si dhe për rritje të bashkëpunimit strategjik me Japoninë.

Ata kanë paralajmëruar marrjen e masave për dërgim të paralajmërimeve në kohë reale për testimet që kryen Koreja e Veriut, për stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe për tentime që të luftohet ndikimi dashakeq i koreano-veriorëve.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia e kanë dënuar atë që besojnë se është bartje e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Koresë së Veriut në Rusi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës

Një aeroplan komercial fluturoi nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, në fluturimin e parë direkt midis dy vendeve që nga shpërthimi i...
13:40 | 29/06/2026

Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar

Presidenti iranian Masoud Pesekian njoftoi të hënën, se, pas heqjes së sanksioneve mbi naftën dhe petrokimikatet si pjesë e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara,...
13:10 | 29/06/2026

U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se aktualisht nuk ka ndërmend të zhvillojë takime me zyrtarë amerikanë nga “ekipet teknike” në Katar këtë...
12:38 | 29/06/2026