Erdogan injoron Blinken, gazetari: Çfarë ndodhi në vizitën në Turqi
Gazetari shqiptar në Turqi Sokol Brahja komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Blinken në Turqi një ditë më parë në kuadër të konfliktit të përgjakshëm në Lindjen e Mesme.
Blinken u prit ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, por jo nga presidenti Erdogan.
Brahja tha se ardhja e Blinken shënon të parin diplomat të lartë amerikan që pritet në këtë nivel kaq të ulët në historinë e Turqisë.
“Ardhja e Blinken shënon të parin diplomat të lartë amerikan që pritet në këtë nivel kaq të ulët në historinë e Turqisë. Se çfarë është folur me Hakan nuk dihet as nga mediat turke. Mediat turke prej 24 orësh thonë se Blinken u prit në një ambient ku ishte vendosur një bust i xhamisë Al-Aksa dhe kjo është folur me shumë. Sot shumë analistë dhe ekspertë kanë shkruar gjëra të ndryshme; pse nuk u takua me Erdogan, a janë të vërtetë fjalimet agresive të Erdogan kundër Netanjahut apo është një pazar. Ajo që ka dalë më shumë në pah është fakti se Turqia nuk e ka atë pozitë të fuqishme që kishte në konfliktin Rusi-Ukrainë”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik