Përçapjet diplomatike të SHBA për luftën në Izrael, pse Erdogan nuk e priti Blinken

6 Nëntor 2023 | 14:33

Gjatë një vizite në Ankara, Sekretari Amerikan i Shtetit është përpjekur të qetësojë zemërimin e Turqisë për mbështetjen që vendi i tij i ofron Izraelit.

Por Antony Blinken ia ka përcjellë mesazhet e Uashingtonit ministrit të Jashtëm turk dhe jo direkt presidentit Erdogan. Vendimi i këtij të fundit për të mos e pritur shefin e diplomacisë amerikane është konsideruar si shpërfillje.

Gjatë fundjavës, Blinken u takua me lider të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor. Deri tani, Amerika ka hedhur poshtë thirrjet e vendeve arabe për t’i bërë presion Izraelit për një armëpushim.

Blinken u njoh gjithashtu me lutjet për një ndërprerje humanitare të sulmeve gjatë një vizite surprizë në Irak, ku u takua me kryeministrin e vendit. Mbërritja e tij shkaktoi protesta të ashpra nga mijëra qytetarë në Bagdad.

Më vonë, kreu i qeverisë irakene e diskutoi luftën në Gaza me presidentin iranian Ebrahim Raisi gjatë një vizite në Teheran. Republika Islamike ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se mbështet ato që i quan “krimet e luftës së Izraelit” ndaj palestinezëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026