Bllokada në Kuvend! Osmani merr letrën, Presidenca: Po analizojmë hapat e mëtejmë

16 Prill 2025 | 13:48

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve, Presidenca ka marrë zyrtarisht njoftimin për situatën e krijuar.

Zëdhënësi i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, konfirmoi se letra e dërguar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka mbërritur në Presidencë dhe po trajtohet nga ekipi ligjor. “Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, deklaroi Kupina për mediat.

Mosmiratimi i raportit të komisionit pengoi betimin e deputetëve të rinj, duke bllokuar në këtë mënyrë formimin e institucioneve paszgjedhore. Pavarësisht se në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë, vetëm 52 votuan në favor të raportit, duke mos arritur kuorumin prej 61 votash të nevojshme për miratim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se për shkak të situatës së krijuar, seanca u detyrua të ndërpritet dhe se Presidentja do të informohet zyrtarisht për zhvillimet. “Në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet më tutje,” deklaroi Dehari.

Kriza parlamentare thellohet më tej edhe nga dorëheqja e protokolluar e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kabinetit të tij qeveritar, e cila ishte nënshkruar më 27 mars por u bë publike gjatë seancës.

Situata e krijuar lë pezull nisjen e legjislaturës së re dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa pritet që Presidentja Osmani, në koordinim me forcat politike, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026