Bllokimi i ndryshimit të komisionit për “Zgjedhoren”, Bardhi: PS po pengon opozitën
Ashtu siç nisi me tensione dhe përplasje, seanca plenare e kësaj të enjte prodhoi debat edhe në mbyllje të saj.
Shkak këtë herë është bërë refuzimi nga ana e mazhorancës socialiste për të pranuar ndryshimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore që ka propozuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Pasi deputetët demokrat bllokuan foltoren e Kuvendit, kryetarja e Lindita Nikolla e shtyu votimin.
Këtë sjellje të mazhorancës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi e cilësoi si një tentativë të hapur të Partisë Socialiste për të diktuar vendimmarrjet e opozitës.
“Ka tentativë të qartë nga grupi parlamentar i PS-së për të penguar përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore me qëllim zvarritjen e kësaj reforme. Nëse opozitës në kuvend i mbyllet çdo hapësirë institucionale kuvendi nuk mund të funksionojë. Parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese”, tha Bardhi në një deklaratë për mediat.
Grupi i deputetëve Berisha-Bardhi kanë propozuar që në Komisionin e Reformës Zgjedhore të vendoset Oerd Bylykbashi në vend të Enkelejd Alibeajt dhe gjithashtu të ndryshohen anëtarët përfaqësues të opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve