Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas, kreu i ARRSH zbardh vendimet për ndërhyrjen emergjente
24 Shkurt 2026 |
18:08
Ami Kozeli, kreu i ARRSH-së, ka folur këtë të martë në një konferencë për mediat lidhur me bllokimin disa ditor të aksit Librazhd-Përrenjas. Kozeli ka zbardhur vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit Teknik ditën e sotme.
Nga analiza e kryer, shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të zgjatura, që ka shkaktuar erozion lumor, duke çuar në rrëshqitje të vazhdueshme dhe në seri.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Teknik ka marrë këto vendime:
- Ndërtimi i një rruge të re provizore në shtratin e Lum Shkumbin.
- Rakordimi i menjëhershëm me Hekurudhën Shqiptare, agjencitë kombëtare të mjedisit dhe agjencitë e menaxhimit të burimeve ujore për menaxhimin e situatës.
- Prishja e urës ekzistuese, lehtësimi i rrugës së prishur dhe ndërtimi i një skarpat natyror që do të mundësojë ndërhyrjen.
- Sistemi i ujërave në gjithë zonën përreth të përmirësohet dhe të menaxhohet më mirë.
- Devijimi i rrjedhës së lumit që godet rrugën dhe hekurudhën.
Lajme të Sugjeruara
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona