Bllokimi në Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH-së: Aksi pritet të hapet mesditën e së hënës

22 Shkurt 2026 | 14:14

Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec për shkak të rrëshqitjes së rrugës ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë.

Rrëshqitja masive e dheut ka izoluar plotësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.

Situata paraqitet problematike pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në fshatin Dragostunjë të Librazhd, pasi ura në këtë segment ka pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe është shpallur zyrtarisht e pakalueshme.

Në një komunikim për mediat, kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli bëri me dije se ky aks pritet të hapet mesditën e së hënës.

Sipas Kozeli, struktura e urës ka humbur parametrat e sigurisë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve mbi të. Në këto kushte, është marrë vendimi për demontimin e saj, si masë emergjente për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026