Bllokohen sërish punonjësit sezonalë në doganën e Hanit të Hotit
Këtë mëngjes, nisur nga incidentet e një ditë më parë forcat e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës ishin të pranishme në doganën e Hanit të Hotit.
Udhëtarët thonë se teste të cilët paraqesin në pikën kufitare nuk merren parasysh, por kërkohen testet që realizohen në doganë dhe kushtojnë plot 20 €, shifër kjo e papërballueshme për ta.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ka sqaruar kushtet për të kaluar kufirin. Duke filluar nga data 15 shtator 2021, çdo person që do të hyjë në territorin e Malit të Zi duhet të paraqesë një nga dëshmitë e mëposhtme:
- Test RT-PCR për SARS-COV2
- Tampon negativ (vlefshmëria jo më shumë se 72 orë)
- Certifikatë vaksinimi me të dy dozat
- Test serologjik që vërteton se ke kaluar COV2, në një afat brenda 180 ditësh.
Janë rreth 600 punëtorë çdo ditë që mbajnë familjet e tyre duke punuar në shtetin fqinj të cilët enden të pashpresë në kërkim të një pune të mbajtur frymën gjallë dhe tashmë nuk dihet çfarë do të ndodhë me to pasi pandemia e COVID-19 ua mbylli të vetmin burim të ardhurash.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta