Bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë, shkak bëhet protesta e fermerëve

3 Dhjetor 2025 | 11:59

Policia Kufitare e Kakavijës, nëpërmjet Policisë Kufitare Greke ka njoftuar se ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i bllokuar.

Mësohet se bllokimi do të nisë nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë. Shkak për këtë është protesta e zhvilluar nga fermerët e bllokadës së Tesalisë. Nëpërmejt këaj proteste, ata vendosën të qëndrojnë në vend, dhe, duke iu drejtuar qeverisë, kërkuan zgjidhje për çështjet kryesore të tyre, kostot e larta të prodhimit, çmimet e ulëta të shitjes së produkteve dhe nevojën për pagesën e menjëhershme të subvencioneve.

Ndërkaq, gjatë kohës që aksi do të jetë i bllokuar, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026