Fermerët vijojnë protestën në Greqi, bllokohet autostrada Athinë-Selanik

3 Dhjetor 2025 | 11:33

Këtë të mërkurë bllokada e fermerëve në Nikaia është intensifikuar ndjeshëm, me autostradën Athinë-Selanik, e cila është e mbyllur përsëri, ndërsa trafiku i automjeteve po kalonte nëpër rrugë devijuese të përcaktuara nga policia e trafikut.

Traktorë dhe makina bujqësore vazhdimisht po mbërrijnë në vendin e protestës dhe priten ardhje të tjera gjatë 24 orëve të ardhshme, duke rritur pjesëmarrjen.

Fermerët e bllokadës së Tesalisë vendosën të qëndrojnë në vend, dhe, duke iu drejtuar qeverisë, kërkuan zgjidhje për çështjet kryesore të tyre, kostot e larta të prodhimit, çmimet e ulëta të shitjes së produkteve dhe nevojën për pagesën e menjëhershme të subvencioneve.

Në të njëjtën kohë, fermerët po përgatiten për të zhvilluar një demonstratë në qendër të qytetit të enjten, para gjyqit më 4 dhjetor të kolegëve të tyre që u arrestuan gjatë incidenteve të fundit në protestë, me qëllim shprehjen e solidaritetit të tyre në mënyrë të prekshme.

Të martën, fermerët nga zona  të ndryshme zhvilluan një protestë simbolike në Sheshin Qendror të Larisës, duke derdhur qumësht dhe duke hedhur kashtë dhe misër përpara Gjykatës. Me këtë akt, ata synuan të nxirrnin në pah vështirësitë e prodhimit, rritjen e kostove dhe problemet me të cilat përballen, si dhe të theksonin se sektori primar është një pjesë e rëndësishme dhe thelbësore e shoqërisë.

Ndërkohë, pezullimi i trafikut për kamionët e mallrave ndërkombëtare në pikën kufitare të Kipi-t vazhdoi për ditën e dytë. Siç njoftoi Shoqata Bujqësore dhe e Bagëtive e Alexandroupolis, në kuadër të mobilizimeve të tyre, fermerët dhe blegtorët kanë pezulluar, që nga pasditja e së martës, si hyrjen në vend nga Turqia ashtu edhe daljen drejt vendit fqinj për transportin ndërkombëtar të mallrave. Të gjitha automjetet e tjera po lëvizin normalisht.

Në të njëjtën kohë, fermerët nga Alexandria në Imathia mbërritën të mërkurën në kryqëzimin Niselio në Autostradën Egnatia në orën 10:30 dhe menjëherë bllokuan korsinë drejt Verias, duke vendosur traktorët e tyre në rrugë.

Ndërkohë, një anëtar i komitetit koordinues të luftës për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedonia tha se “nuk dihet kur do të rihapim rrugën”.

Megjithatë,  fermerët po mbajnë një kalim të hapur ekskluzivisht për automjetet e emergjencës. Sakaq, ata kanë vendosur traktorët dhe automjetet bujqësore në hyrje të Alexandria-s që nga 1 dhjetori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026