Bllokohet transporti urban në Kosovë, flasin sindikalistët: Na jepni pagat

24 Nëntor 2025 | 10:28

Tensionet te Trafiku Urban në Prishtinë janë rritur sërish, ndërsa punonjësit e ndërmarrjes kanë protestuar para Komunës duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të kryetarit Përparim Rama. Sipas tyre, situata financiare ka arritur një pikë kritike dhe rrezikon funksionimin e transportit publik në kryeqytet.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Elmi Gashi, tha para protestuesve se punëtorët nuk po kërkojnë asgjë më shumë përveç pagave të prapambetura dhe kompensimit të dëmeve të akumuluara ndër vite.

“Ne kemi vetëm një kërkesë: që të na trajtoni si punëtorët tuaj, si fëmijët tuaj. Jemi para jush sepse kërkojmë pagat tona dhe rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndër vite,” deklaroi Gashi.

Ai theksoi se borxhet e ndërmarrjes janë të mëdha dhe rrezikojnë paralizimin e plotë të shërbimit.

“Komuna i ka 3.2 milionë euro borxh Trafikut Urban. Ndërsa 1.6 milionë euro i detyrohemi furnitorëve tanë. Nuk ka para për shërbime, nuk ka naftë, nuk ka paga. Punëtorët janë të diskriminuar,” u shpreh ai.

Gashi i bëri thirrje kryetarit Rama që të dalë e të takojë punëtorët, duke theksuar se kjo situatë nuk duhet politizuar.

“Kjo është çështje mbijetese për Trafikun Urban dhe për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026