Eksperti ndërkombëtar: Pse nuk u formua qeveria e Kosovës, ja i kujt është faji
Enver Bytyçi, akademik dhe ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka folur mbrëmjen e kësaj të diele në emisionin Review me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, lidhur me situatën dhe ngërçin e krijuar në Kosovë. Bytyçi tha se ngërçi i krijuar është pasojë e Kushtetutës së Kosovës.
“Së pari, duhet të them se faji kryesor i takon strukturës kushtetuese të propozuar nga Martti Ahtisaari, sepse sipas planit të tij 20 vende në Parlament janë të rezervuara për minoritetet, gjë që përbën një risi. Është një zgjidhje shumë specifike me qëllim garantimin e të drejtave të minoriteteve, por kjo ka sjellë këtë kolaps. Nëse do të votohej për 100 deputetë e jo për 120, sot do të kishim një qeveri. Janë votuar 100 dhe jo 120, sepse 20 vendet e rezervuara kanë hyrë jo përmes një procesi demokratik, por të imponuar. Këto 20 vende nuk përfaqësojnë drejt minoritetet. Nëse shohim statistikat, Lista Serbe ka marrë 37 mijë vota, por ka 9 deputetë. Këto 37 mijë vota përbëjnë shumë më pak se 5 për qind. Ndërkohë, Lista Serbe ka rreth 8 për qind të vendeve në Parlament. Kjo, si pasojë, sjell ngërç institucional dhe objektiv, i cili nuk lidhet as me Parlamentin dhe as me partitë politike,” – tha Bytyçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi
EMRI/ Po transportonte 23.6 kg kanabis drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it