BMW-ja e mbushur me armë gati për atentat, shtyhet paraburgimi për kunatin e Alibej
Apeli i Juridiskionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Elbasanit për Arben Spahiun e Arsen Preçin.
Ata u arrestuan pasi në një automjet tip BMW u gjetën armë me të cilat dyshohet se do të kryhej një atentat. Automjeti u gjet në shkurt në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan.
Në çantën e gjetur nga policia brenda makinës, përvec pistoletës, u gjenden edhe dy mjete identifikimi të huaja të 53-vjecarit Arben Spahiu. Ky i fundit njihet për lidhjet familjare që ka me Erion Alibej, i akuzuar dhe i burgosur për të paktën 2 vrasje në Elbasan.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën “Arrest me burg” për Spahiun dhe Preçin në fund të shkurtit. Trupi gjykues caktoi një afat 60 ditor për prokurorin me qëllim gjetjen e provave.
Arben Spahiu akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Arsen Preçi akuzohet për “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit