Boçi: Aksioni politik ka nisur në Kuvend si mosbindje civile, s’ndalemi

21 Dhjetor 2023 | 09:51

Politikani Luçiano Boçi ka folur për mikrofonin e Euronews Albania ndërkohë që po mbahet protesta para Kuvendit, ku pritet të votohet heqja e imuniteti të Sali Berishës.

Ai theksoi se goditja e opozitës ka qenë metodike dhe ka vite që po bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme.

Boçi nënvizoi se vazhdojnë të pengohen deputetët e opozitës por megjithatë aksioni i tyre politik nuk do të ndalet.

“Goditja e opozitës ka  qenë metodike, ka vite që bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme dhe ka arritur në akuzat politike apo hetimin politik ndaj kryetarit të PD-së. Sot maskarada vazhdon dhe në aulonë e Kuvendit.

Vazhdojnë të pengohen deputetët e opozitës të hyjnë në sallë. Kemi paralajmëruar aksion politik, aksioni politik ka nisur në sallën e Kuvendit si mosbindje civile dhe sigurisht ka fazat e tij të shtrirjes. Mos na numëroni, na shihni qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për përballje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026