Boiken Abazi: Rama, pastër është një kolaboracionist i planeve të Serbisë
Ish-drejtuesi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi thotë se kryeministri i Shqipërisë po u shërben planeve të Serbisë për të dominuar Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij diskutimi për përfitime të vogla nga tregtia janë banale para mungesës së një unifikimi të politikës së jashtme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Në këtë lojë Rama është pastër një kolaboracionist i Serbisë. Diskutimi për presh, mish, domate dhe speca është diskutim banal. Duhet të kishim një politikë të jashtëm të unifikuar me Kosovën kundër Serbisë”, tha Abazi.
Ai shtoi se Rama ka marrë linjën e ‘koncesioneve’ ndaj Serbisë pas largimit të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga skena politike.
“Me largimin e Hashim Thaçit nga skena politike stafetën e koncesioneve ndaj Serbisë iu kalua kryeministrit Rama. Kjo ka ndodhur në 2019, kur LVV fitoi për herë të parë zgjedhjet. Menjëherë pa u mbushur java, u mbajt takimi i parë për ‘Open Balkan’ në Novi Sad”, u shpreh Abazi.
Ish-drejtuesi i LVV në Shqipëri shtoi se qartësisht Serbia është pozicionuar afër Rusisë dhe Kinës dhe në këtë pikë synon të kontrollojë dhe Shqipërinë.
“Përveç të kaluarës së kriminalizuar, Serbia ka dhe një të tashme të kriminalizuar duke u mohuar të drejtat shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërcënimin konstant ushtarak dhe politik ndaj Kosovës dhe synon të kontrollojë dhe Shqipërinë”, përfundoi ai.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja