Mëhilli tregon si iu fshi boja nga gishti: Kam marrë mesazhe të shumë qytetarëve

14 Maj 2023 | 14:51

Moderatorja e emisionit Now në Euronews Albania tregoi përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale se si boja që vendoset në gisht pas votimit iu fshi lehtësisht.

Ajo u shpreh se iu desh të përdorte vetëm një letër të lagur për ta hequr plotësisht bojën që presupozohet të jetë e paheqshme për disa ditë me qëllim shmangie e votimit më shumë se një herë.

Mëhilli tha se ka marrë mesazhe të shumë qytetarëve pas publikimit të  vidoes, të cilët kishin konstatuar të njëjtën problematikë.

“Boja është pjesë e protokollit. I bie që janë paguar lekët nga taksapaguesit për një shërbim që nuk funksionon”, tha Mëhilli.

Në një deklaratë për mediat më herët, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i pyetur lidhur me këtë shqetësim të konstatuar nga qytetarë të ndryshëm, e cilësoi spekulim. Sipas Celibashit, mund të ketë qytetarë që u ikën boja dhe të tjerëve që u qëndron.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026