“E pabesueshme që KQZ s’ka testuar pajisjet”, Muzhaqi: T’u kërkojë ndjesë qytetarëve

14 Maj 2023 | 14:16

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi kritikoi KQZ për mungesë përgjegjësie në testimin e pajisjeve të identifikimit biometrik, PEI.

Muzhaqi u shpreh se për shkak të mosfunksionimi i të pajisjeve PEI, shumë qytetarë janë larguar pa pasur mundësi të votojnë.

“E pabesueshme që KQZ nuk ka testuar pajisjet. Vonesat në votim sollën largimin e qytetarëve. KQZ duhet t’i kërkojë ndjesë qytetarëve që nuk votuan dhe u larguan. PS i bën thirrje qytetarëve që janë larguar në mëngjes dhe nuk kanë votuar të kthehen dhe të votojnë”, tha Muzhaqi në një deklaratë nga selia e PS.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026