Bojkot total te Mjekësia, edhe studentët e vitit të parë braktisin auditorët
Studentët e vitit të parë, në Universitetin e Mjekësisë, kanë vendosur t’i bashkohen bojkotit, për vitin akademik.
Ata thonë për Euronews Albania, se në ditën e 4 të nisjes së universitetit, ende nuk u është ofruar marrveshja, për punësimin 5 vite pas përfundimit të studimeve dhe as tarifa sa duhet të paguajnë nëse nuk pranojnë të firmosin.
Studentët e mjekësisë po bojkotojnë mësimin, pasi kërkojnë anulimin e ligjit që i detyron të punojnë në Shqipëri për marrjen e diplomës.
Ky ligj i detyron studentët e mjekësisë të cilët nisin këtë vit studimet, që të punojnë në Shqipëri për një periudhë 5 vjeçare.
Për studentët të cilët janë tashmë duke ndjekur këtë degë, vitet janë më të ulëta, 3 vite. Në rast se ata refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje atyre do u duhet të paguajnë një tarifë më të lartë.
Studentët kanë njoftuar dhe mbajtjen e një proteste ditën e premte në orën 09:00, për t’i dhënë më shumë zë kërkesave të tyre.

LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge