Bojkoti i avokatëve bllokon 80 gjyqe në Gjirokastër
Bojkoti i ndërmarë nga Dhoma e Avokatëve në Gjirokastër po bllokon zhvillimin e seancave për rreth 80 gjyqe në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.
Ditën e enjte avokatët në Gjirokastër bllokuan sërish zhvillimin e gjyqeve ndërsa në gjykatë ka vijuar puna për caktimin e masave të sigurisë dhe zhvillimin e gjyqeve kur nuk është e nevojshme prania e palës mbrojtëse.
“Vendimi që ka marë Këshilli i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë është i drejtë dhe u përkrah nga Dhoma e Avokatisë Gjirokastër dhe ne kemi ndërprerë shkuarjen në gjykatë për gjykimin e çështjeve për tre ditë kohë, kjo shkakton një zvarritje të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë, shtohet puna për të ardhmen, zvarriten gjykimet”, tha Tahir Novi, përfaqësues i Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër.
Dhoma e Avokatëve në Gjirokastër sensibilizon opinionin publik për problematikat me të cilat ata ndeshen në punën e tyre për dhënien e drejtësisë.
“Këshilli i Avokatisë e mori këtë vendim edhe në vijim të ankesave të tjera të avokatëve në rang vendi për probleme të ndryshme që kanë patur, mosmarrëveshje me palët në gjykim, nga kjo situatë është e vërtetë se dëmtohet populli por është edhe kjo pjesë e popullatës që ju kundërvihet avokatëve”, tha Tahir Novi, përfaqësues i Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër.
Bojkoti i ndërmarrë nga Dhoma e Përgjithshme e Avokatëve të Shqipërisë do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat