“Mik” te Rama për t’i dhënë fund bojkotit të kampionatit? Safet Gjici jep detaje në “Ilva Now”
Teksa muajt kalojnë, ekipet shqiptare të futbollit ende nuk kanë hequr dorë nga bojkoti pa plotësimin e katër kërkesave. Presidenti i ndertit të FK. Kukësit, Safet Gjici foli rreth kësaj çështjeje në emisionin “Ilva Now”.
Ai tha se kjo situatë merr zgjidhje nëse palët, në këtë rast, Federata, Liga Profesioniste dhe klubet e futbollit do pranojnë të ulen në tryezë me qeverinë shqiptare.
“Po, besoj që gjërat janë mirë, në rrugën e duhur, por akoma nuk ka konkluzion. Unë e kam thënë se tavolina, negociatat me palën e qeverisë është mënyra për ta zgjidhur këtë problem. Besoj se federata dhe Liga me negociata me qeverinë do të zgjidhin këto kërkesat, që në fakt janë të negociueshme. Unë them se liga ka të drejtë në disa prej kërkesave drejtuar qeverisë”, tha ai.
Zoti Gjici shprehu faktin se bojkoti i klubeve nuk mund të zgjasë pafund, ndërsa shtoi se kjo situatë është bërë e pakuptimtë.
“Bojkoti pafund nuk ka kuptim. Ka ardhur koha që të ulën në tryezë liga, federata dhe qeveria ta zgjidhin këtë punë. Besojmë se do kemi lajme të mira. Për rikthimin e futbollit e vendos liga, unë besoj se të gjitha klubet do mblidhen dhe do të vendosin”, tha ai.
I pyetur për ecurinë e punimeve në stadiumin e Kukësit, z. Gjici tha se beson se do jetë gati brenda këtij viti.
“Kanë ecur mirë punët në stadium. Investimi është 50 me 50 me qeverinë, dhe them shumë shpejt. Besoj se nga fundi i vitit. Unë kam qenë kundër bojkoti që në fillim, por klubet kanë vendosur për të bojkotuar. Të gjithë janë për të realizuar kërkesat për të formalizuar ekipet e futbollit. Unë nuk jam negociator mes Ligës dhe Ramës. Gjithmonë Rama ka qenë për të negociuar për çdo gjë, dhe këtë e ka shprehur edhe vetë që mund të ulemi dhe mund t’i shprehim shqetësimet. Kam besim se ekiporet e futbollit do kthehen në fushë”, shtoi Gjici.
Intervista e plote:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:08 INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026
- 16:57 Rubio do të informojë ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve mbi marrëveshjen me Iranin
- 16:53 Rrëfimi prekës i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
- 16:50 Gjykata Supreme e SHBA-së vendos: Trump mund të shkarkojë drejtuesit e agjencive të pavarura
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n