INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026

29 Qershor 2026 | 17:08

Ekonomia shqiptare vijoi të rritet edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, madje me një ritëm të përshpejtuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pas rishikimit të të dhënave. Sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, u zgjerua me 3.71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Publikimi u shoqërua edhe me një rishikim të të dhënave historike. INSTAT korrigjoi normën e rritjes ekonomike për tremujorin e parë të vitit 2025 në 3.53%, nga 3.83% që ishte raportuar më parë, pas përditësimit të llogarive kombëtare vjetore.

Të dhënat tregojnë se motori kryesor i ekonomisë gjatë periudhës janar-mars nuk ishte industria apo bujqësia, por sektori publik dhe shërbimet.

Kontributin më të madh në zgjerimin e PBB-së e dha grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.68 pikë përqindje. Pas tij renditen aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.52 pikë përqindje, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0.47 pikë përqindje, ndërtimi me 0.32 pikë përqindje, si dhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.21 pikë përqindje.

Edhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe sektori i informacionit dhe komunikacionit, dhanë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike. Ndërkohë, taksat neto mbi produktet shtuan 0.74 pikë përqindje në zgjerimin e ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj

Të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara janë rritur me mbi 30% gjatë këtij viti. Agjencia e Administrimit të Pasurive të...
16:13 | 20/07/2026