Bombardime përtej kufirit, rebelët pro-rus dhe ukrainasit shkëmbejnë akuza

17 Shkurt 2022 | 12:35

Rebelët pro-rus dhe forcat ukrainase kanë shkëmbyer akuza kundër njëri tjetrit këtë të enjte, për bombardime përtej kufirit lindor të Ukrainës.

Kjo ka ngritur alarmin në një kohë kur shtetet perëndimore kanë paralajmëruar disa herë mundësinë e një pushtimi rus që mund të ndodhë në çdo moment.

Separatistët pro-rus kanë akuzuar qeverinë ukrainase se ka hapur zjarr në territorin e tyre, 4 herë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Ukraina po akuzon grupet rebele se kanë lëshuar raketa përtej kufirit, përfshi disa të cilat thuhet të kenë përfunduar mbi një kopsht për fëmijë, duke shtangur 2 civilë.

Një fotograf i Reuters që ndodhet momentalisht në qytezën ukrainase të Kadiivka – e cila kontrollohet nga rebelët pro-rus të rajonit të Luhansk – ka raportuar se ai ka dëgjuar një zhurmë në momentin e shpërthimit ushtarak që vinte nga drejtimi i kufirit me Rusinë, por ai nuk ka pasur mundësi të mbledhë më shumë detaje rreth këtij incidenti.

Prej javësh, Kievi dhe aleatët perëndimorë kanë përsëritur deklaratat se Moska mund të inskenojë një çdo moment, një sulm i cili do të përdoret si pretekst për të nisur konfliktin që do të sillte pushtimin e Ukrainës.

Kremlin ama ka mohuar çdo lloj akuze se po mundohet të përshkallëzojë situatën apo të pushtojë Ukrainën.

Sipas Reuters, detajet e këtyre incidenteve nuk mund të konfirmoheshin dhe se ekziston mundësia që këto bombardime të kenë qenë thjesht shkelje të zakonshme të armëpushimit, që kanë ndodhur në këtë zonë që prej fillimit të konfliktit para 8 vitesh.

Sidoqoftë ato vijnë në një kohë kur situata është përshkallëzuar ndjeshëm pasi Rusia ka zbarkuar më shumë se 100,000 trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Moska ka mohuar vazhdimisht qëllimet e një pushtimi të Ukrainës dhe ka deklaruar në fillim të javës se po tërheq disa dhjetëra trupa nga kufiri në Krime.

Por, shtetet perëndimore nuk janë të bindura se Putin mund të ketë hequr tërësisht dorë nga Ukraina – të paktën jo tani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026