Bombardimet e NATO-s, Bushati: Një pjesë e drejtuesve të UÇK u sollën si banditë. Haxhiu: Drejtësinë duhet ta bënte UNMIK

24 Mars 2021 | 20:05

Në 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-në Beograd, analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan rreth faktit se sa e pastër ishte lufta e UÇK dhe a është i drejtë gjykimi i disa prej ish-liderëve të saj nga Gjykata Speciale.

Për analistin Andi Bushati, realiteti është se një pjesë e luftëtarëve të UÇK në muajt e fundit të luftës u sollën si banditë me kundërshtarët politikë, me etninë tjetër dhe me zaptimin e pronave e pasurisë.

Sipas tij, shteti që u ngrit mbi bombardimet e NATO ishte  i dështuar për t’i gjykuar siç duhet ata, ndaj sot jemi në realitetin e hidhur të Gjykatës Speciale.

“Teza kryesore e proserbëve, radikalëve kundër NATO-s ishte, ‘po bombardojnë një ish-aleatin tonë për të krijuar një shtet mafioz’. Ata që drejtuan në 22 vjet Kosovën vërtetuan tezën e armiqve më të mëdhenj, ndaj 22 vjet më pas jemi në këtë gjendje”, u shpreh Bushati.

Sipas analistit Baton Haxhiu nuk është e drejtë të thuhet se Kosova është një shtet mafioz, por është një shtet i ri që në pak vite ka arritur shumë më tepër se ç’mund të kenë bërë vende shumë të vjetra pranë saj.

Ndërhyrja e NATO-s sipas analistit Haxhiu ishte për të krijuar një shtet multietik, gjë që siç tregoi edhe nga përvoja personale ka qenë e pamundur për shumë serbë, që janë detyruar të largohen nga vendi duke e pasur të vështirë të bashkëjetojnë me një fqinjë që e kanë vrarë e djegur.

Analisti Haxhiu nuk i përjashtoi gabimet që mund të jenë bërë gjatë luftës, por drejtësia sipas tij duhej të vendoset nga institucionet ndërkombëtare që për shumë vite e drejtuan Kosovën si UNMIK dhe EULEX.

“Nëse drejtësia që ka ruajtur Kosovën nuk ka vendosur një kriter drejtësie, nuk duhet të dënohet lufta për liri. Gjykata speciale po dënon edhe ata që kanë kontribuar për liri. Banditët s’e kanë vendin në Gjykatë Speciale”, tha analisti Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022