Bombola e ajrit mund të kthehet në bombë shpërthyese, rrëfen zjarrfikësi

4 Maj 2022 | 08:54

Luan Kapaj, zjarrfikës në Vlorë rrëfeu se një nga momentet më të vështira të punës së tij ka qenë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Për kontributin në atë kohë, Kapaj është vlerësuar me një medalje të artë nga kryeministri, të cilën tregoi se e vlerëson si stimul, por punën nuk e bën për të marrë medalje.

Ndër shumë problematika të zjarrfikësve, ai theksoi se shpejtësinë në njoftim. Kapaj ndau me ndjekësit e “Mirëmëngjes” në Euronews Albania historinë e një adoleshenti të cilin nuk kishin mundur ta shpëtonin.

Ai tha se i riu ishte futur në një ambient me gaz për të marrë bukën e gojës dhe vetëm sepse nuk mundën të ndërhynin 2 apo 3 minuta më parë për shkak të vonesës në lajmërim adoleshenti u asfiksua. Kjo është një ndër ngjarjet e dhimbshme që ka ndodhur pak muaj më parë dhe zjarrfikësi e kujton i prekur bashkë me kolegët.

Po vetë ai? Kur ka qenë më i rrezikuar?

Luan Kapaj tregon se rrezikohet çdo ditë, sa herë vesh uniformën dhe hedh bombolën në kurriz. Mjetet e pacertifikuara që përdorin zjarrfikësit ju rrezikojnë jetën. Ai u shpreh se bombola e ajrit mund të kthehet në një bombë shpërthyese nëse nuk funksionon në momentin e duhur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026