Bonusi i bebes| Qeveria akordoi 33 milion euro, 46% e morën fëmijët e emigrantëve
Bonusi i bebes është përfituar nga më shumë se mbi 42 mijë foshnje përgjatë vitit 2023.
Sipas të dhënave nga raporti i Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 46% përfituesve janë fëmijë të emigrantëve që jetojnë jashtë.
Në total, për vitin 2023, fondi i shpërndarë ishte rreth 33 milionë euro.
Ajo çfarë vihet re është se numri i bebeve përfituese të bonusit që jetojnë jashtë ka ardhur në rritje vit pas viti.
Edhe në vitin 2022, nga 42,504 përfitues të bonusit, rreth 43% e tyre ishin për lindjet jashtë.
Ndërsa në vitin 2021 ato zinin rreth 38% nga totali i përfutuesve.
Për shkak të numrit të lartë të përfituesve të porsalindur jashtë vendit, vitin e shkuar qeveria ndryshoi politikat sociale për shpërndarjen e bonusit të bebeve, një program që ka nisur zbatimin prej 2019-s.
Sipas ndryshimeve në tetor 2023, u përjashtuan nga përfitimi të porsalindurit që nuk janë rezidentë në Shqipëri.
Në 4 vite, qeveria ka dhënë 148 milionë euro për programin e bonusit të bebes, i cili mbështet familjen nëpërmjet dhënies direkte të çekut që tërhiqet nga nëna, me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia