‘Bonusi i pamjaftueshëm’, 61-vjeçari i verbër tregon vështirësitë

15 Mars 2022 | 08:00

61-vjeçari Aliko Aliko është një nga përfituesit e paketës së rezistencës sociale, prej 3 mijë lekësh të reja të propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Ai e humbi shikimin në moshën 20-vjeçare dhe prej vitesh ka hasur sfida të përditshme. Nga ana tjetër rritja e çmimeve ia ka bërë më të vështirë jetesën.

“Gjërat më jetike arrin t’i marrin. Nuk po e marrin djathin nga ai i miri. Nuk do marrim mish viçi, do marrim mish dele, mish dhie. Do ulin shpenzimet”, tha ai.

Për shumen prej 3 mijë lekësh, ai na tregon se është e pamjaftueshme ndonëse prej kohesh bën një jetesë me kushte minimale në një banesë sociale.

“Të mjaftueshme nuk janë, me një 50 mijë lekësh në muajsh që ne ndiheshim të paprekur nga rritja e çmimeve”, u shpreh ai.

I moshuari tregon se kjo shumë është e pakët sidomos për ata që janë familjarë.

Ndër të tjera na tregon se çdo shpenzim ai e ka përqendruar tek ushqimi. “Me 400 mijë lekë në muaj ia dilnim, por tani me rritjen është vështirë. Me të keq”, tha i moshuari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026