Bordi i Transparencës rrit me 19 lekë çmimin e naftës brenda një jave

1 Qershor 2022 | 16:45

Bordi i Transparencës përcaktoi të mërkurën çmimin e ri të naftës, benzinës dhe gazit.

Çmimi i naftës rritet me 9 lekë 1 nga qershori, ndërsa benzina me 7 lekë. Çmimi i gazit nuk ndryshon.

Nafta do të shitet 248 lekë për litër (nga 239 që ishte), benzina 244 lekë për litër dhe gazi 90 lekë për litër, me pakicë.

Për shitjen me shumicë, nafta do të kushtojë 236 lekë litri, benzina 232 lekë dhe gazi 78 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot më 1 qershor, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Të premten, më datë 27 maj, Bordi rriti çmimin e naftës me 10 lekë, duke bërë që nafta të shtrenjtohet me 19 lekë brenda një jave.

 

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026