Borrell në Shkup: Lufta në Ukrainë, kërcënim për rajonin e Ballkanit

14 Mars 2022 | 17:39

Lufta barbare që po bën presidenti rus Vladimir Putin ndaj popullit të Ukrainës, e cenon stabilitetin, sigurinë dhe ekonominë e gjithë kontinentit evropian. Kështu tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borell sot nga Shkupi, në kuadër të vizitës së tij të parë në Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi një tjetër pako sanksionesh kundër Rusisë.

“Kemi gati pakon e 4 të sanksioneve e cila do të miratohet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm. Masat do të ndalojnë qasjen e Rusisë në treg, pjesëmarrjen në institucione ndërkombëtare, kriptovalutat, eksportin e mallrave luksoze dhe do të synojë sektorin e çelikut dhe atë energjetik”, deklaroi Borrell.

Sa i përket zgjerimit, zyrtari i Brukselit u shpreh se zgjidhja e kontestit me Bullgarinë do ti hapte rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Do të bëjmë gjithçka për të hapur bisedimet. Shpresoj çështja me Bullgarinë të marrë zgjidhje. Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë prioritet i lartë për BE-në”, u shpreh Borrell.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski nënvizoi edhe një herë se sidomos pas ndodhive në Ukrainë, është e rëndësishme që rajoni të tejkalojë status quo-në në planin e eurointegrimeve. 

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lidhura ngushtë dhe bllokimi i negociatave krijon pasoja për të gjithë rajonin. Duhet një proces integrimi i intensifikuar. Maqedonisë së Veriut i duhet perspektivë e qartë evropiane. Integrimi i shpejtë i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit në BE do të sigurojë stabilitet në Evropë”, tha Kovaçevski.

Gjatë vizitës së tij, diplomati evropian u takua edhe presidentin Stevo Pendarovski, Ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe përfaqësues të partive politike. Mini turi i tij ballkanik vazhdon të martën në Tiranë dhe të mërkurën në Sarajevë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026