Borrell: Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç ku u dakordua Deklarata për Personat e Zhdukur.
Borrell, në një konferencë për mediat ka thënë se palët kanë ndërmarrë gjithashtu edhe një hap drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndonëse ka thënë se ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë mbi këtë çështje.
“Grupi menaxhues u prezantoi draftin e parë, nuk është finali, por është një pikë fillimi. Kjo është në linjë me Artikullin 5 të marrëveshjes. Drafti u vendos në tavolinë. Kryeministri Albin Kurti ndau pikëpamjen e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Ashtu siç pritej, qëndrimet e palëve janë shumë larg. Nuk prisja diçka ndryshe. Por ata ranë dakord për të nisur negociatat për asosacionin mbi këtë draft. Në Europë ka shumë modele të asosacioneve dhe që mund të merren parasysh”, tha Borrell.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni