Takimi Kurti-Vuçiç, i pranishëm në Bruksel edhe i dërguari amerikan Gabriel Escobar

2 Maj 2023 | 19:09

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të qëndrojë sot gjatë ditës në Bruksel ku edhe do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kreut të shtetit serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media që tregon për konferencën për media që Escobar do ta mbajë nesër e në të cilën do të flasë për takimet që ai do të zhvillojë sot dhe për atë që do të prodhojë takimi Kurti-Vuçiç.

Në konferencën për media Escobar do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.

Takimi që ka nisur në orën 18:00 është i pari i nivelit të lartë politik pas pajtimit në Ohër për rrugën e zbatimit të marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026