“Drafti i asociacionit i papranueshëm”, Osmani: Kosova të shkojë me propozimin e vet

2 Maj 2023 | 18:59

Kosova do t’i do thotë jo çdo propozimi për krijimin e asociacionit që vjen nga ekipi menaxhues.

Ky i fundit do t’u prezantojë palëve në Bruksel një draft paraprak për krijimin e komunave me shumicë serbe.

Presidentja Vjosa Osmani bëri publik qëndrimin e saj teksa në Bruksel përgatitej takimi Kurti-Vuçiç, duke theksuar se Prishtina duhet të ketë draft-propozimin e saj për këtë Ռështje.

“I ashtuquajturi ekip menaxhues do të prezantojë një draft. Pritjet e mija si Presidente janë që Republika e Kosovës të ketë draftin e saj. Apriori ne e dimë që do jetë draft i papranuar nga ana e institucioneve të Kosovës. Pra, ta kemi draftin tonë i cili është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe është përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, është po ashtu në përputhje me qëndrimin e ShBA dhe siguron qe nuk preket as sovraniteti as integriteti territorial”, tha Osmani.

Osmani theksoi se drafti nga ekipi menaxhues do të thotë draft i propozuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne nuk guxojmë të lejojmë që drafti i një të ashtuquajturi ekipi menaxhues që në realitet është draft i Vuçiçit të bëhet bazë e negociatave. Pres që drafti i Kosovës te jetë ai që do të shndërrohet në bazën kryesore të këtij procesi e jo drafti i një ekipi menaxhues që udhëhiqet dhe kontrollohet nga Vuçiç”, u shpreh ajo.

Sa i takon kërkesës për të pagjeturit, Osmani u shpreh skeptike për zbatim nga pala serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026