Borrell për takimin Kurti-Vuçiç: Më 18 gusht diskutohet rruga përpara
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell në Twitter.
I njëjti takim ishte paralajmëruar për muajin korrik, po ishte shtyrë nga pala serbe.
Në qendër të këtij takimi pritet të jetë çështja e reciprocitetit për letërnjoftime dhe targa, e cila solli tensione në veri të Kosovës dhe zbatimi i vendimit nga ana e qeverisë u shty për një muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar