English

“Boshatisen” bankat e shkollës, 125 mijë nxënës më pak në 10 vjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E hëna e 9 shtatorit ishte nisja e shkollës për arsimin parauniversitar.

- Advertisement -

Në total janë 350 mijë nxnënës që u ulën në bankat e shkollës, ku 28 mijë prej tyre nisën rrugën e dijes për hërë të parë.

Por referuar shifrave ka një tkurrje të nxënësve në shkolla.

Sipas Censit 2023 janë 125 mijë fëmijë më pak se një dekadë më parë.

Por si paraqitet situata në qarqet e vendit për këtë vit të ri shkollor?

Këtë vit shkollor në Korçë mësohet se janë regjistruar në klasë të parë 1302 nxënës, 396 më pak se një vit më parë, në të cilin ishin të regjistruar 1698.

Ndërkohë numri i nxënësve në total në rang qarku është 21080 nxënës.

6 shkolla janë mbyllur, ku 4 prej tyre vetëm në Maliq.

Gjirokastra numëron 100 nxënës më pak këtë vit të ri shkollor. Totali I nxënësve është 3352, ndërsa në klasën e parë u ulën 230 nxnënës.

Shkodra numëron 15473 nxënës në total në 79 shkolla në të gjithë qarkun.

Sipas të dhënave në 19 shkolla në Shkodër dhe në 3 në Malësi të Madhe, këtë vit nuk kanë asnjë nxënës në klasat e para, ndërsa 3 shkolla do të mbyllen.

1220 fëmijë nisën shkollën për hërë të parë, ndërsa edhe këtë vit janë regjistruar më pak nxënës.

Numri i tyre është afro 400, duke përbërë afro 2% të totalit.

Edhe Saranda shënon rënie të numrit të nxënësve, ku këtë vit të ri shkollor janë 141 nxnënës më pak.

Në total numri i nxnësve që nisin procesin mësimor është 4179. Për hërë të parë në bankat e shkollës ulen 350 nxënës.

Berat është një tjetër qark më 490 nxënës më pak këtë vit shkollor, ku edhe klasa e parë numëron 82 fëmijë më pak në nisjen e ciklit shkollor.

Po ashtu mësimi me turne do të jetë aktiv edhe këtë vit në dy shkolla, ndërsa numri i institucioneve arsimore që hapën dyert këtë vit është 58.

Ndërkohë Elbasani shënon një rënie dratike të numrit të nxënësve në shkollat publike këtë vit të ri shkollor.

]Nga 15333 në total, 1164 do të ulën për herë të parë në bankat e shkollës, pra krahasuar me vjet janë 148 nxënës më pak, ndërsa në gjimnaze janë 106 nxënës më pak.

Numrat kanë një rënie me 500 nxënës më pak në 29 shkollat e qarkut, ku bie në sy ulja e numrit të nxënësve në bashkinë Gramsh dhe Librazhd.

Edhe Dibra shënon rënie të numri të përgjithshëm të nxënësve ku këtë vit janë 325 të tillë më pak në sesitemin parauniversitar.

Bankën për herë të parë e prekën 505, pra krahasuar me vjen janë 131 më pak fëmijë.

Faktorët ndikues në rënien e numrit të nxënësve vit pas viti lëndshmëria e ulët dhe fenomeni i emigracionit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?