Elbasan| Viti i ri shkollor nis me ulje të numrit të nxënësve, 2.8 % më pak se vjet

9 Shtator 2024 | 08:58

Edhe në qarkun e Elbasanit, viti i ri shkollor po nisë me ulje të numrit të nxënësve dhe në fshatra të largët malorë edhe me mbyllje të shkollave.

Në ZVA Elbasan këtë vit ulen për herë të pare në bangat e shkollës 1164 nxënës, 148 nxënës më pak se vitin e kaluar. Ndërsa në klasë të 10 janë 1190 gjimnazistë, 106 nxenës më pak.

Ulja total e numrit të nxënësve llogaritet në 2.8 %, ose 500 nxënës më pak krahasuar me vitin shkollor 2023-2024. Numri total i nxënsve në Elbasan është 15.333.

Elbasani numëron 64 shkolla gjithsej, 57 prej të cilave publike e 7 private (1 në fshat e 6 në qytet).

Duket se e njëjta tendenca në rënie vihet re në të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, ku rënia varion nga 2.5-5 %. Rënien me të madhe të numrit të nxënësve në qarkun Elbasan e mban Bashkia e Librazhdit dhe Gramshit, si dy zonat me fshatra të thellë malorë.

Në Elbasan dy shkolla tërësisht të reja do të hapin dyert në Bashkinë e Elbasanit këtë vit shkollor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026