Bosnja s’lejon avionin e ministrit të jashtëm hungarez të ulet në Republikën Srpska

26 Nëntor 2025 | 17:43

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjës nuk ka pranuar ta lejojë një avion ushtarak – i cili po transportonte ministrin e jashtëm të Hungarisë – të ulej në Republikën Sërpska të Bosnjës të mërkurën, duke thënë se Budapesti e kishte mbështetur liderin serb të Bosnjës në veprime që minonin sovranitetin e vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez, tha se Hungaria nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse ministri i Jashtëm, Szijjarto, ndodhej në avionin që kërkonte të ulej në Banjallukë, qytetin kryesor të entitetit serb në Bosnje.

Szijjarto e vizitoi Serbinë fqinje të mërkurën për të biseduar për hollësitë sesi Hungaria mund ta ndihmojë Beogradin pas ndalimit të furnizimeve me naftë të papërpunuar nga Kroacia.

Helez tha se kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe Szijjarto kishin mbështetur hapur liderin separatist serb të Bosnjës, Millorad Dodik, në veprime që “minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Bosnje e Hercegovinës”.

“Si ministër i Mbrojtjes së Bosnjës, detyra ime është t’i mbroj rendin kushtetues, ligjet dhe interesin e Bosnjës”, shkroi Helez në një postim në Facebook.

“Prandaj, kam vendosur të mos e miratoj këtë fluturim derisa të sigurohet transparencë e plotë dhe respekt ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026