Bota kundër izraelit, pushtimi i Gazës: Plani do thellojë më tej katastrofën
Liderët botërorë kanë kritikuar vendimin e Izraelit për të marrë nën kontroll të plotë Gazën, duke paralajmëruar se lëvizja rrezikon të përkeqësojë katastrofën humanitare që ka përfshirë Rripin.
Kryeministri britanik Keir Starmer dënoi lëvizjen duke thënë: “Vendimi i Izraelit për të përshkallëzuar më tej ofensivën në Gaza është i gabuar dhe ne i bëjmë thirrje që ta rishikojë”.
Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen i mëshoi gjithashtu shqetësimeve, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.
“Shpresojmë për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e të gjitha pengjeve izraelite”, tha ajo.
Në Australi, ministrja e Jashtme Penny Wong i bëri thirrje Izraelit që të tërhiqet, duke paralajmëruar se “zhvendosja e përhershme e banorëve përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar”.
Edhe komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk e kritikoi vendimin. “Plani i qeverisë izraelite duhet ndalur menjëherë”, tha ai.
Më herët gjatë javës, presidenti amerikan Donald Trump tha se vendimi i takonte Izraelit dhe fajësoi Hamasin për dështimin e bisedimeve. “Ata nuk duan të bëjnë një marrëveshje”, deklaroi Trump.
Ndërkohë, reagimet në Izrael kanë qenë të ndryshme. Lideri i opozitës, Yair Lapid e denoncoi planin e qeverisë duke thënë se ishte miratuar pa u këshilluar me lidershipin ushtarak të vendit.
Edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Eyal Zamir paralajmëroi se plani do të vërë në rrezik jetët e pengjeve dhe do të zgjasë më tej operacionin ushtarak.
Njoftimi i Tel Avivit zyrtar erdhi në një kohë kur organizatat humanitare vijojnë të japin alarmin për gjendjen e rëndë në Gaza, ku kriza e urisë dhe zhvendosja e banorëve po intensifikohen dita ditës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij